Kështu duken ekipet lëvizëse që mundësojnë votimin e personave me COVID-19
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë një ekip lëvizëse e cila mundëson votimin e personave që janë me COVID-19.
Lajme
Vetëm në Podujevë janë rreth 250 persona që janë në karantinë shtëpiake dhe për shkak të masave kufizuese nuk mund të shkojnë në vendvotime.
Ekipet lëvizëse po shkojnë në adresat e këtyre votuesve, për t’ua mundësuar votimin.
Ndërkaq, në Mitrovicën e Veriut janë kontaktuar 21 persona dhe shumë prej tyre deri më tani kanë shprehur vullnetin për të votuar.