Mbi 900 mijë persona të infektuar me COVID-19 në Gjermani

918 mijë e 271 persona, raportohen të jenë infektuar deri tani me virusin COVID-19 në Gjermani.

Bota

22/11/2020 12:55

Sipas faqes së statistikave, worldometers.info, 14 mijë e 239 persona në këtë shtet kanë vdekur si pasojë e këtij virusi, ndërsa 593 mijë e 100 persona janë shëruar.

Nga 310 mijë e 932 raste aktive me këtë virus, 3 mijë e 615 raste janë në gjendje të rëndë.

Ndërsa, deri tani në këtë shtet janë testuar 26 milionë e 456 mijë e 866 persona.

Numri i personave të infektuar me koronavirus në botë, raportohet të ketë shkuar në 58 milionë e 587 mijë e 582, trensmeton Gazeta Express.

Deri tani, 1 milionë e 388 mijë e 48 persona kanë vdekur nga ky virus, ndërsa janë shëruar 40 milionë e 555 mijë e 534 persona.