Mourinho deklarohet para derbit Tottenham – Man City
Jose Mourinho është paraqitur në konferencë për shtyp para derbit të xhiros së nëntë, ku Tottenham luan në shtëpi ndaj Manchester Cityt, me fillim nga ora 18:30.
Sport
Tottenham hyn në këtë derbi si skuadra e vendit të dytë me 17 pikë, ndërsa City është në vendin e 10 me pesë pikë më pak, por edhe me një ndeshje më pak, gjithashtu.
Mourinho beson se kjo ndeshje nuk do të ndryshojë ambiciet e ekipit të tij.
“Rezultati i kësaj ndeshje nuk do të ndryshojë asgjë. Ne do të kemi vetëm tre pikë më shumë ose më pak”, ka deklaruar Mourinho, përcjell lajmi.net.
“Ne do të jemi të parët, të dytët, të tretët, të katërt, të pestët ose të gjashtë. Për sa i përket rrugës, ambicies, projektit dhe suksesit tonë, kjo ndeshje nuk do të ndryshojë asgjë”./Lajmi.net/