Babai i Haaland: Të ardhmes nuk i dihet, është normale që e duan top klubet evropiane
Babai i Erling Haaland, Alf-Inge ka lënë mundësinë hapur që norvegjezi të largohet në verën e ardhshme.
Sport
Talenti është duke shkëlqyer në Bundesligë dhe është duke u vëzhguar nga top klubet evropiane, si Real Madrid, Manchester City dhe Manchester United, përcjellë lajmi.net.
Sidoqoftë, babai i Haaland e ka lënë mundësinë hapur që në të ardhmen e afërt lojtari t’i bashkohet ndonjë skuadre tjetër, por momentalisht është i lumtur të gjiganti gjerman.
“Askush nuk e di se çfarë do ndodh. Kur luan mirë, është logjike që top klubet të trokasin ën derë, por për tani janë vetëm spekulime”.
“Nuk është në mendjen time ose të djalit që të ndryshojmë skuadrën. Kemi nënshkruar kontratë afatgjatë me Dortmundin. Kanë skuadër fantastike për Erling. Mund të arrijë shumë në Gjermani dhe të përmirësohet”.
“Haaland mund të gjejë formën në të gjtha ligat. Futbolli është gjithmonë i ri dhe ndryshe, për momentin është i fokusuar të Borussia. Shikon stërvitjen e radhës dhe dëshiron përmirësimin. Ai dëshiron të bëhet më i mirë”.
“Është i lumtur që luan për klubin. Ka njerëz të mirë dhe është vërtet klub fantastik”, deklaroi babai i talentit.
Sidoqoftë, Haaland në kontratë ka klauzolën e lirimit me vlerë 75 milionë euro, që mund të aktivizohet në qershorin e vitit 2022./Lajmi.net/