Real Madrid dhe Inter rivalizojnë Barcelonën në garë për yllin e Liverpoolit
Real Madrid dhe Inter i janë bashkuar garës me Barcelonën për mesfushorin e Liverpoolit, Gini Wijnaldum.
Sport
Wijnaldum ka përformuar mirë këtë edicion dhe me kontratën që i skadon në qershor ka interesimin e top klubeve evropiane, transmeton lajmi.net.
Barcelona ishte afër ta transferonte në verë, por shkaku i gjendjes financiare nuk arriti të mbyll marrëveshjen.
Sidoqoftë, tani për shërbimet e holandezit, klubi katalunas duhet të mposhtë Realin dhe Interin, që e shohin lojtarin si të duhurin për mesfushë.
Wijnaldum me “Reds” ka fituar trofetë më të mëdha, si Premierligë, Ligën e Kampionëve, Kupën e Botës për klube dhe Superkupën Evropiane./Lajmi.net/