Situata me COVID-19, Guvernatori i BQK-së takon përfaqësuesit e odave ekonomike
Në paraditen e sotme, Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti pritet t’i takojë përfaqësuesit e odave ekonomike në vend.
Lajme
Teme e takimit do të jetë gjetja e mundësive për tejkalimin sa më të letë të situatës së krijuar pas rritjes së serishme të rasteve të reja me COVID-19 si dhe masave të ndërmarra nga institucionet.
Ky takim mes guvernatorit Mehmeti dhe përfaqësuesve të odave do të mbahet në BQK duke nisur në ora 11:30. /Lajmi.net/