Pikat e Shell Kosova të hapura 24/7

Kompania e derivateve të naftës Shell Kosova ka njoftuar për masat e ndërmarra në parandalimin e Covid -19, ndërkohe ka njoftuar se të gjitha pikat e saj do të jenë të hapura gjatë 24 orëve në 7 ditët e javës.

Lajme

07/11/2020 16:21

Në Shell, për sigurinë tuaj, ne kujdesemi që në baza të rregullta të dezinfektojmë aparatet e mbushjes te derivateve, qasje të lehtë në dezinfektues të duarve në të gjitha pikat, toaletet pastrohen dhe dezinfektohen rregullisht, POS Terminalet pastrohen me lecka antibakteriale.

Ne vazhdojmë të kujdesemi për shëndetin tuaj dhe të kolegëve tanë dhe t’i respektojmë rregullat e IKSHPK-së. Të gjitha pikat vazhdojnë të ofrojnë shërbimet dhe mbesin të hapura 24/7 në të gjithë Kosovën. /Lajmi.net/