A ishte i rregullt goli i parë i Realit?

Fitorja e Real Madrid ndaj Inter ishte lënë në hije nga një situatë e diskutueshme në golin e parë të "Mbretërve".

Sport

04/11/2020 10:25

Ish-lojtari i Realit, Achraf Hakimi ktheu topin te Handanovic, por gaboi pasi ia pasoi Benzemas që doli ballë për ballë me portierin slloven për të shënuar golin e parë të sfidës, përcjell lajmi.net.

Sidoqoftë, në momentin kur Hakimi po kthente topin, ai ishte nën presion nga Mendy, dhe sipas ekspertëve të gjyqtarëve, kishte një faull ndaj lojtarit të Interit.

“Kishte një faull nga Mendy ndaj Hakimit para se lojtari i Inter të kthente topin. Francezi e shtyu atë jashtë fushës dhe ky është një faull i qartë”, tha eksperti italian.

Pas ndeshjes dhe trajneri i Interit, Antonio Conte kishte vërejtje ndaj gjyqtarit dhe vuri në dukje këtë situatë. /Lajmi.net/