Pamela Anderson flet për shtimin në peshë gjatë karantinës
Pamela thotë se shtoi disa kile gjatë karantinës.

ShowBiz
Aktorja nuk ka qenë e përqendruar që të shkojë në palestër, shkruan Fox News, transmeton lajmi.net.
Pamela Anderson zbuloi se ajo fitoi peshë gjatë karantinës për shkak të shmangies së regjimit të saj të ushtrimeve.
Ylli i “Baywatch” është e njohur për figurën e saj të formësuar.
Anderson, 53 vjeçe, megjithatë, nuk e ka ndjerë presionin për të bërë stërvitje ndërsa ishte në fermën e familjes së saj në Kanada.
Ylli i Playboy në një intervistëqë e dha së fundi foli haptas rreth asaj se si pandemie e COVID-19 ka ndikuar edhe në shëndetin e saj.
“Kam palestër që e shikoj shumë shpesh”, tha ajo me shaka në një bisedë në programin britanik “Loose Women”.
Anderson shtoi: “Ndihem pak e fryrë, por dimri po vjen kështu që unë nuk do të ndjej të ftohtit”.
Aktorja gjithashtu zbuloi se po lufton me “epideminë e vetmisë” dhe po i mungojnë djemtë e saj Dylan, 22 vjeç dhe Brandon, 24 vjeç që jetojnë në Los Angeles.
'We do have to be kinder to each other… America's really bizarre to watch.'
Pamela Anderson tells the #LooseWomen why she believes people need to be true to themselves and follow their passions during turbulent times.
Watch ➡️https://t.co/OQJh5NFFEV pic.twitter.com/mKJ66pxWxR
— Loose Women (@loosewomen) October 28, 2020
“Më mungojnë shumë djemtë e mi dhe ka raste kur dua të futem në makinën time dhe thjesht të shkoj tek ata, ka momente të furishme ku unë thjesht dua t’i shoh”, tha ajo.
Anderson deklaroi se ka “një mungesë intimiteti me teknologjinë” kur bëhet fjalë për të bashkëvepruar me fëmijët e saj. “Kontakti njerëzor është shumë i rëndësishëm dhe ne duhet të mbajmë lidhje”.
“Unë shkova në LA. E kam parë Brandon por nuk e kam parë Dylan për shtatë muaj, në FaceTime po, por nuk është mjaft, kam nevojë për më shumë, dua t’i përqafoj”. /Lajmi.net/