Fotografi kontrollon qiellin në imazhe mahnitëse
Një fotograf nga India ka kapur një seri fotografish mbresëlënëse duke përdorur diellin.
Fun
Sulabh Lamba, 21-vjeçar, nga Rewari, India, shkrepi fotot e pabesueshme ndërsa dielli po perëndonte në Goliaka, Haryana, transmeton lajmi.net.
Fotografi i ri ka më shumë se 20 mijë ndjekës në faqen e tij në Instagram dhe e përshkruan veten si një ‘artist vizual’.


Në një foto mahnitëse, Sulabh duket se mban diellin mbi shpatulla, me krahët e tij të zgjatur. Një tjetër e sheh atë duke ‘shtyrë’ dhe larguar diellin.
Duke komentuar punën e tij, Sulabh tha: ‘Një siluetë e përsosur duhet të përcjellë ndjenjat pa treguar shprehjet e fytyrës’.
Sulabh filloi së pari të marrë fotografitë krijuese të perëndimit të diellit katër vjet më parë dhe tani e bën atë me kamerën e tij Nikon D5300 me një lente 70-300 mm. /Lajmi.net/








