Rrëshqet dheu, me vete e merr edhe veturën

Një veturë e cila ishte ndalur në një vend të pa përshtatshëm rrëshqiti bashkë me dheun duke përfunduar mbrapa një peme.

Fun

21/10/2020 12:07

Kjo veturë është ndaluar afër një toke të rrëshqitshme, dheu mund të shihet duke rënë nga kodra, transmeton lajmi.net.

Ngjarja ndodhi në Vietnam dhe fatmirësisht nuk kishte asnjë njeri brenda në veturë. Shiu i madh dhe erërat shkaktuan rënien e dheut.

Dheu që bie shkon në drejtim të rrotave të veturës duke shkaktuar edhe rrëshqitjen e saj. Njerëzit përreth nuk mund të bënin asgjë përveç se të shikoni veturën duke rënë poshtë.

Një veprim i tyre do të ishte shumë rrezik sepse dheu rrëshqet vazhdimisht. Rrotat e veturës janë të vendosura thellë në baltë dhe kështu ngadalë vetura fillon të zhduket. /Lajmi.net/