Tri pikë të mundimshme por me rëndësi të madhe për Man City nga ndeshja kundër Arsenal

Manchester City ka marrë tri pikë shumë të mundimshme, por me rëndësi të madhe nga ndeshja ndaj Arsenal.

Sport

17/10/2020 20:22

‘Citizens’ kanë shënuar fitore minimale 1:0, në një ndeshje ku rastet për më shumë gola nuk munguan, shkruan lajmi.net.

Ishte Raheem Sterling ai që në minutën e 23’ shënoi për 1:0, duke bërë që ky gol të jetë vendimtari për takimin.

Ederson ishte më meritori që skuadra e Pep Guardiola ruajti këtë rezultat dhe në fund mori tri pikët.

Tri pikët e sontme e çojnë Manchester Cityn në kuotën e shtatë pikëve, pas katër ndeshjeve të luajtura.

Arsenal në anën tjetër mbetet me nëntë pikë, në pesë ndeshje të luajtura tashmë. /Lajmi.net/