Mosmarrëveshje me bashkëshortin, sulmohet nga prindërit dhe motra e tij
Një femër ka raportuar se pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me bashkëshortin e saj ishte sulmuar fizikisht nga dy prindërit dhe motra e tij.
Lajme
Rasti ka ndodhur dje në Prishtinë.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me bashkëshortin e saj ishte sulmuar fizikisht nga dy prindërit dhe motra e tij. Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuarit një femër dhe një mashkull të dy kosovarë, të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.”, thuhet në raport. /Lajmi.net/