Pamje interesante e një pesë muajshe kur shijon perimet për herë të parë
Një vajzë pesë muajshe nuk u përmbajt pasi provoi perimet për herë të parë.
Fun
Layla Johnson u ushqye me një përzierje të pastër të perimeve të përbërë nga brokoli, misri dhe kungulli në shtëpinë e saj në Londër, transmeton lajmi.net.
Por përzierja nuk shkoi mirë pasi foshnja bëri disa shprehje të fytyrës. Prindërit e saj Stephanie Irish dhe Joe Johnson filluan duke qeshur nga reagimi i vajzës së të tyre.


Në video, filmuar më 2 tetor, Layla mund të shihet e ulur dhe nëna e saj Stephanie ngre një lugë pure në gojën e vajzës. Vajza duket se nuk i shijon perimet që nëna e saj kishte përgatitur.
Sytë e saj fillojnë të lotohen, vajza e vogël shikon nga e ëma, por Stephanie përpiqet të përmbajë të qeshurat. /Lajmi.net/

