Moment i mahnitshëm i një vajze që flenë së bashku me kafshët e saj shtëpiake
Një vajzë e vogël nuk mund ta bëjë gjumin pa përqafuar kafshët e saj që i mban në shtëpi.
Fun
Një video e një vajze të vogël është bërë virale në Kinë, ku tregon dashurinë e saj ndaj kafshëve shtëpiake që ajo kujdeset dhe i mban, transmeton lajmi.net.
Vajza 3-vjeçare është parë duke mbajtur kafshët e saj në krahë teksa dëshiron të bëjë një gjumë gjatë ditës.


Gjithashtu edhe kafshët që ajo ka në shtëpi tregojnë një dashuri të madhe ndaj saj. Ato janë të mësuara që të bëjnë gjumin në krahët e vogëlushes.
Pak a shumë kjo është rutina e vogëlushes që në vitin 2018. Ajo ka një dashuri të jashtëzakonshme për kafshët e saj, dashuria e sinqertë që ka u ka lënë mbresa edhe personave që e kanë shikuar në rrjetet sociale. /Lajmi.net/



