Pesë të vdekur e 197 raste të reja në Mal të Zi
Shteti fqinj i Kosovës, Mali i Zi, vazhdon të përballet me gjendje të rëndë sa i përket koronavirusit.
Lajme
Në 24 orët e fundit, në këtë vend janë shënuar 197 raste të reja pozitive me COVID-19, ndërkohë që janë raportuar edhe pesë të vdekur si pasojë e kësaj sëmundjeje.
Numri i përgjithshëm i të vdekurve si pasojë e COVID-19 është rritur në 169, ndërkohë që 160 prej tyre kanë vdekur në katër muajt e fundit.
Numri i përgjithshëm i të prekurve me COVID-19 është 10.772. Deri më tash janë shëruar 7.192 pacientë që ishin të infektuar me koronavirus.