ZYRTARE: Ruben Dias te Man City, Otamendi te Benfica
Manchester City dhe Benfica kanë mbyllur marrëveshjet me njëra tjetrën për Ruben Dias dhe Nicolas Otamendi.
Sport
Pas negociatave të gjata, është arritur marrëveshje për transferimin e portugezit Ruben Dias në Premierligë, përcjell lajmi.net.
Si pasojë, Nicolas Otamendi do t’i bashkohet skuadrës së Benfica, pas një karrierë të pasur me ‘Citizens’.
Manchester City në anën tjetër pagoi 68 + 3 milionë euro për të siguruar shërbimet e Ruben Dias.
Otamendi i kushtoi Benficas 15 millionë euro. /Lajmi.net/