Rangnick krahason Havertz me Cruyff

Ralf Rangnick nuk ka kursyer lëvdatat për yllin e Chelsea, Kai Havertz.

Sport

25/09/2020 23:19

Havertz bëri bujë të madhe me kalimin e tij te Chelsea, duke u konsideruar nga lëvizjet më interesante të merkatos.

Gjermani madje ka marrë lëvdata të mëdha nga trajneri gjerman, Rangnick, ky i fundit që krahasoi mesfushorin me Cruyff.

“Nuk kam dyshim se ai do të jetë top lojtar në dy apo tri vitet e ardhshme”, ka thënë Rangncik për Havertz, transmeton lajmi.net.

“Ndoshta do të duhet disa javë për t’u përshtatur. Është lojtar që nuk shoh dobësi tek ai. Ai është modeli i ri i Johan Cruyff, shënon dhe asiston”, shtoi ai.

Mbetet të shihet nëse parashikimet e Rangnick do të dalin të sakta për Havertz. /Lajmi.net/