Gërvalla e padit Artan Behramin për shpifje, ai ironizon: Ka mundur ta dërgojë lëndën edhe në Gjykatën Speciale – Mezi pres të ballafaqohem

Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Artan Behrami ka njoftuar se është paditur nga ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla. Sipas tij, padia është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë dhe është për shpifje, shkruan lajmi.net. Duke u bazuar në deklaratën që Gërvalla ka dhënë vite më parë se ka “dërguar dosje në Gjykatë Speciale…

Lajme

13/07/2026 10:15

Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Artan Behrami ka njoftuar se është paditur nga ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla.

Sipas tij, padia është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë dhe është për shpifje, shkruan lajmi.net.

Duke u bazuar në deklaratën që Gërvalla ka dhënë vite më parë se ka “dërguar dosje në Gjykatë Speciale kundër krerëve të UÇK-së”, Behrami ka thënë se ajo ka mundur ta dërgoj lëndën edhe në Gjykatë Speciale.

“Paramendo! Ajo që prej vitesh është akuzuar si shpifëse, demonizuese, përçarëse, polarizuese, denigruese, stigmatizuese, etiketuese dhe përbaltëse, tani më padit mua për shpifje! Ani nashtë! Mezi pres të ballafaqohemi në gjykatë”, ka shkruar Behrami në Facebook.

Në lidhje me këtë padi, Gërvalla nuk ka njoftuar ende. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: