Oficeri i FSK-së diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani

Forca e Sigurisë së Kosovës, ka njoftuar se major Bujar Ferizi, ka diplomuar me sukses në programin prestigjioz Lehrgang Generalstabs-Admiralstabs International (LGAI) në Akademinë e Lidershipit të Bundeswehr-it në Hamburg, Gjermani. Sipas njoftimit të FSK-së, proframi i LGAI zgjat 17 muaj, duke përfshirë 5 muaj trajnim intensiv të gjuhës gjermane në Bundessprachenamt në Hürth, si përgatitje për…

Lajme

13/07/2026 10:06

Forca e Sigurisë së Kosovës, ka njoftuar se major Bujar Ferizi, ka diplomuar me sukses në programin prestigjioz Lehrgang Generalstabs-Admiralstabs International (LGAI) në Akademinë e Lidershipit të Bundeswehr-it në Hamburg, Gjermani.

Sipas njoftimit të FSK-së, proframi i LGAI zgjat 17 muaj, duke përfshirë 5 muaj trajnim intensiv të gjuhës gjermane në Bundessprachenamt në Hürth, si përgatitje për vijimin e studimeve, dhe më pas 12 muaj studime në Kolegj, të fokusuara në planifikimin strategjik, lidershipin ushtarak, bashkëpunimin shumëkombësh dhe sigurinë ndërkombëtare.

“Në këtë gjeneratë morën pjesë 74 oficerë  nga 36 shtete të ndryshme të botës, Majori Bujar Ferizi përfaqësoi Republikën e Kosovës dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës, duke kontribuar në shkëmbimin e përvojave profesionale dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar. Përfundimi i këtij programi përfaqëson një arritje të rëndësishme profesionale dhe një investim të vlefshëm në zhvillimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në përputhje me standardet e vendeve partnere dhe të NATO-së”, thuhet në njoftimin e FSK-së. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: