Mourinho: Mendoj se Zidane është i lumtur që Bale është larguar

Jose Mourinho ka deklaruar se nuk ka folur me Zinedine Zidanen pas transferimit të Gareth Bale te Tottenham.

Sport

23/09/2020 17:27

Sipas teknikut portugez, edhe pse nuk ka folur me Zidanen, shpreson që francezi të jetë i sigurt me largimin e Bale.

Gareth Bale, pas qëndrimit prej shtatë sezonesh në ‘Santiago Bernabeu’, është rikthyer te Tottenham, në formulën e huazimit.

“Nuk kam folur me Zidanen, por shpresoj se ai është i lumtur që Bale është larguar”, ka deklaruar Mourinho, përcjell lajmi.net.

“Ne jemi të lumtur që Bale është këtu, ai është i lumtur po ashtu, shpresojmë që në fund të sezonit të gjithë të jemi të lumtur, dhe ai të qëndrojë me ne”./Lajmi.net/