Jovic dëshiron rikthimin në Eintracht Frankfurt

Luka Jovic është i gatshëm të largohet nga Real Madrid.

Sport

22/09/2020 09:33

Luka Jovic nuk arrin të ambientohet në Real Madrid.

Sulmuesi ka kaluar një periudhë të komplikuar te skuadra madrilene pas transferimit nga Eintracht Frankfurt.

Andaj, agjencia spanjolle e lajmeve EFE raporton se Jovic dëshiron pikërisht rikthimin te skuadra nga Bundesliga, gjatë këtij afati kalimtar të verës, transmeton lajmi.net.

Sulmuesi serb së fundmi kishte zgjuar interesim nga Milan dhe Roma por më tepër preferon rikthimin te ish skuadra e tij nga Bundesliga. /Lajmi.net/