Bale finalizon testet mjekësore në Madrid, nesër udhëton drejt Londrës për finalizimin e marrëveshjes me Tottenham

Gareth Bale do të fluturojë nesër drejt qytetit të Londrës.

Sport

17/09/2020 23:26

Ylli i Real Madrid do të finalizojë transferimin te skuadra e Tottenham Hotspur, përcjell lajmi.net.

Uellsiani ka kryer testet mjekësore në qytetin e Madridit, kurse nesër, me avion privat do të niset drejt kryeqytetit të Anglisë.

Bale largohej nga Tottenham shtatë vite më parë, duke vendosur rekord me transferimin 86 milionë funtësh.

Lojtari së fundmi nuk pati momente të mira me Real Madrid dhe është gati të kthehet në Londrën veriore. /Lajmi.net/