Këto janë komunat ku u konfirmuan 76 rastet e reja me koronavirus

Edhe 76 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Lajme

16/09/2020 15:04

Siç ka bërë të ditur IKSHPK me anë të një komunikate për media, në këtë interval kohor janë shënuar edhe tre viktima, shkruan lajmi.net.

E si rëndom, Prishtina prinë me më së shumti raste, përcjellur nga Gjilani, Klina e Fushë Kosova.

Raporti i plotë mbi komunat:

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 12 raste, komuna Gjilan 11 raste, komuna Klinë 9 raste, komuna Fushë Kosovë 6 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Podujevë 5 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Kamenicë 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Drenas, Malishevë, Prizren, Rahovec dhe Shtime. /Lajmi.net/