Menaxheri i Dybalas mbërrin në Torino, takohet me drejtuesit e Juventusit

Menaxheri i Paulo Dybalas do të bisedojë me drejtuesit e Juventusit.

Sport

15/09/2020 14:18

Paulo Dybala ende nuk e ka konfirmuar të ardhmen e tij në Juventus.

Së fundmi kanë qarkulluar raportime të vazhdueshme se sulmuesi argjentinas është në negociata për vazhdimin e kontratës me Bianconerët.

Por, marrëveshja ende nuk është finalizuar. Sot, menaxheri i tij, Jorge Antun ka mbërritur në Torino për të biseduar me drejtuesit e Juventusit, transmeton lajmi.net.

Dybala ishte në qendër të spekulimeve rreth largimit nga klubi një vit më parë.

Mirëpo, indikacionet e deritashme janë se trajneri i ri, Andrea Pirlo dëshiron ta mbajë Dybalan në skuadër. /Lajmi.net/