Vidal zbarkon sonte në Milano, marrëveshja me Inter punë e kryer
Është çështje kohe se kur Arturo Vidal do të jetë lojtar i skuadrës së Inter.
Sport
Mesfushori kilian, Arturo Vidal pritet t’i bashkohet së shpejti skuadrës së Inter.
Lojtari ka arritur dakordimin edhe për shkëputjen e marrëveshjes me Barcelonën dhe tashmë pritet vetëm një finalizim i marrëveshjes.
‘Gazzetta dello Sport’ shkruan se Arturo Vidal do të udhëtojë sonte drejt Milanos, transmeton lajmi.net.
Me shumë gjasë, lojtari nesër do t’i vazhdojë procedurat e tjera (testet mjekësore) duke bërë që zyrtarizimi të jetë çështje kohe. /Lajmi.net/