Çmenduri – Real Madridi kërkon vetëm 20 mln nga Man Utd për Gareth Bale

Gareth Bale mund të jetë përforcimi i ri në ‘Old Trafford’.

Sport

13/09/2020 12:00

Pas Donny van de Beek, Manchester United mund të bëjnë edhe një tjetër goditje në merkato.

Raportohej më herët se United kanë kthyer vëmendjen kah Gareth Bale, pasi e shohin si të pamundur misionin për Jadon Sancho.

Së fundmi, ‘Mundo Deportivo’ raporton të jetë caktuar çmimi i Gareth Bale nga Real Madrid, transmeton lajmi.net.

Thuhet se ‘Los Blancos’ kërkojnë hiç më shumë sesa 20 milionë euro për kartonin e uellsianit.

‘Djajtë e kuq’ nuk besohet ta kenë problem këtë shumë, por më problematike mund të jetë çështja me pagën e lojtarit.

Mbetet të shihet nëse United do të bëjnë hapa konkret drejt Bale. /Lajmi.net/