Vidal tek Inter si lojtar i lirë, kontratë 2 vjeçare me ‘Zikaltrit’

Arturo Vidal do të jetë lojtar i skuadrës së Inter.

Sport

12/09/2020 12:51

Lojtari kilian, Arturo Vidal, ka arritur të shkëpus kontratën me Barcelonën dhe do të transferohet tek Inter.

Vidal do t’i bashkohet Interit si lojtar i lirë, por marrëveshja duhet të mbyllet me Barcelonën, transmeton lajmi.net.

Mesfushori kilian ka arritur marrëveshje personale me skuadrën e Inter.

Kontrata e Vidal me ‘Zikaltrit’ pritet të jetë valide deri në vitin 2022 (qershor). /Lajmi.net/