Barcelona me ofertë të re për Lautaro Martinez

Barcelona nuk është dorëzuar për Lautaro Martinez.

Sport

10/09/2020 19:55

Sipas raportimeve të ‘TyC Sports’, agjenti i Lautaro Martinez është në Barcelonë për të diskutuar një tjetër ofertë, transmeton lajmi.net.

Negociatat janë shtyrë disa muaj dhe dukej se nuk do të ketë asgjë gjatë kësaj vere, me ‘Nerazzurri’ që po tentojnë të blindojnë lojtarin me një kontratë të re.

Gjithsesi, Barca nuk është dorëzuar dhe pas Messi besojnë se mund të bindin edhe Lautaro Martinez.

‘TyC’ nuk kanë zbuluar shifrën e ofertës, por bëjnë të ditur se një e tillë është përpiluar nga Barcelona.

Mbetet të shihet nëse Inter dhe agjenti i lojtarit mund të binden nga oferta e Barcës. /Lajmi.net/