Video e një çifti të fejuar me një përfundim të papritur

Fillon me një romancë dhe përfundon në mënyrë të çuditshme.

Fun

10/09/2020 13:03

Në Twitter ka qarkulluar një video e një çifti të cilët po shijonin shiun dhe më pas edhe propozimin romantik, transmeton lajmi.net.

Video është e shoqëruar me këngën “Love Story” të kënduar nga Taylor Swift. Në video shihet çifti duke shijuar shiun dhe më pas partneri ulet në gjunjë dhe i propozon të dashurës.

https://twitter.com/i/status/1296510440844009473

Në fillim të jep emocione dashurie, por në fund kur çifti tregojnë unazat e fejesës shumë amerikanë mbetën të habitur dhe të dëshpëruar.

Kjo për arsye sepse çifti kishin unazat me fytyrën e Donald Trump. Ata ishin mbështetës të plotë të Presidentin Trump që ai të fitojë zgjedhjet e vitit 2020.

Pasi jo të gjithë janë mbështetës të Donald Trump, për këtë video ishin dhënë shumë komente negative duke i dëshpëruar njerëzit nga pritjet e tyre që i kishin në fillim. /Lajmi.net/

Image