“Ciao” Juventus, Higuain gjen klubin e ri
Gonzalo Higuain është pranë zyrtarizimit të largimit nga Juventus.
Sport
Juventusi po nxiton të zgjidhë përfundimisht çështjen e Gonzalo Higuainit.
“El Pipita” e ka marrë (mirë) mesazhin.
Kjo është arsyeja pse, në orët e fundit, vëllai dhe agjenti e tij, Nicolas, ka zbarkuar në Torino.
Mision është i qartë: përshpejtimi i veprimeve në lidhje me zgjidhjen e kontratës. Të gjitha rrugët, në fakt, çojnë në lamtumirën e argjentinasit.
Ndoshta destinacioni i tij do të jetë “Major League Soccer”, tek Inter Miami.
Klubi i David Beckhamit ëhstë gati për të bërë një tjetër goditje të madhe pas Blaise Matuidi, sërish nga Zonja e Vjetër.