Këto janë skenat më të bukura në botë në një garë për fotografi
Ky vit ka qenë viti i izolimit që ka lënë shumicën e njerëzve të bllokuar nga udhëtimet rreth botës.
Fun
Për të festuar mrekullitë e udhëtimeve në botë, miliona fotografë ndanë momentet e bukura që ata kanë ndjerë kur ishin prezent gjatë fotografimit të atyre pamjeve mahnitëse, transmeton lajmi.net.
Duke filluar nga malet e bukura që të marrin frymën të fotografuara nga një tendë e hapur e deri në një kanatierë në shkretëtirë, mbi 13 mijë fotografi ishin pjesë e garës.
Një listë e shkurtër e 50 finalistëve ishte formuar nga një grup i jurisë përmes një aplikacioni Agora, që të gjejnë fituesin.
Pronari i Agora, Octavi Royo tha se falë këtyre fotografive, njerëzit mund të udhëtojnë në pjesë të ndryshme të botës të cilat nuk i kanë parë ndonjëherë dhe as që kanë njohuri për ekzistencën dhe bukurinë e tyre. /Lajmi.net/













