Suarez dhe Vidal stërviten anash grupit – dyshja afër kalimit në Serie A

Suarez dhe Vidal janë gjithnjë e më afër kalimit në Serie A.

Sport

05/09/2020 23:10

Arturo Vidal dhe Luis Suarez janë shokë skuadre te Barcelona, por së shpejti mund të bëhen rivalë në Serie A.

Kiliani dhe uruguaiani po stërviten të ndarë nga grupi i Barcelonës ( e shtunë), bën të ditur ‘ESPN’, transmeton lajmi.net.

Luis Suarez thuhet të ketë arritur marrëveshje me Juventus për dy vite kontratë, me 10.5 milionë euro fitime për sezon.

Vidal në anën tjetër pritet t’i bashkohet skuadrës së Inter. /Lajmi.net/