Fjolla Morina tregon datën e publikimit të këngës së re
Me një foto atraktive, Fjolla zbuloi datën e projektit të ri.

ShowBiz
Fjolla Morina këto ditë ka punuar për të finalizuar projektin e ri muzikor, të cilit do ia shoqërojë edhe videoklipin, shkruan lajmi.net.
Këngëtarja ka publikuar një tjetër fotografi atraktive të shkrepur gjatë xhirimeve të klipit, teksa shfaqet e veshur me bodysuit të bardhë dhe xhaketë gri.
Në mbishkrimin që ia la fotos, Fjolla bëri të ditur se kënga e re me titull “Kape” do të publikohet nesër (e premte) në orën 19:00.
Mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur kësaj radhe Fjolla Morina për fansat e saj. /Lajmi.net/
https://www.instagram.com/p/CErmK-nJulV/