Mercedesi sjell zyrtarisht modelin e ri S-Class, dizajni i tij është mahnitës

Prodhuesi i njohur gjerman i veturave, Mercedes-Benz, ka publikuar pamjet e para, pa kamuflazh, të modelit, S-Class.

Auto & Tek

02/09/2020 16:03

Prodhuesi i njohur do të ofrojë versionin me naftë, hibrid dhe me rrymë, ndërsa më vonë pritet të dalë në treg edhe modeli sportive, S63 AMG, transmeton lajmi.net.

Modeli i ri ka pësuar ndryshime të dukshme edhe në brendësinë e tij. Në mes ka një ekran të madh, të vendosur në mënyrë pothuajse vertikale, në anën e djathtë të shoferit.

Sistemi i asistimit me zë është më i avancuari deri më tani në tregun e veturave, duke njohur 27 gjuhë të ndryshme.

Ndërmarrja gjermane ka plane që të mos i prodhojë më modelet S-Class Coupe dhe S-Class Cabrio. /Lajmi.net/