Nuk ishte vetëm Twitter-i: Përdoruesit raportuan probleme në kyçje edhe në këto platforma
Përdoruesit e Internetit në të gjithë botën kanë raportuar probleme të kyçjeve në platforma të ndryshme.
Auto & Tek
Website Down Detector, i cili gjurmon statusin e faqeve të internetit, zbulon një rritje të ndërprerjeve në disa uebfaqe dhe shërbime online – përfshirë eBay, Twitter, Xbox Live dhe PlayStation Network, shkruajnë mediet brtianike, transmeton lajmi.net.
Në përgjithësi, problemet raportoheshin nga ora 11 e mëngjesit deri në orën 14:00.
Në ThousandEyes.com, i cili ndjek ndërprerjet e uebfaqeve të gjithë botën, u raportua një rritje e ndjeshme pak para mesditës. Rajonet e prekura përfshinin Shtetet e Bashkuara, Brazilin, Britaninë, Francën dhe Japoninë.
Cloudflare raportoi se ata ishin të vetëdijshëm dhe po hetonin problemin, i cili ndikoi në ‘klientë të shumtë’. /Lajmi.net/