Presionet e Trumpit, dorëhiqet drejtori i TikTok

Drejtuesi i TikTok, Kevin Mayer njoftoi sot se do të largohej nga rrjeti shumë popullor social, në një komunikatë.

Auto & Tek

27/08/2020 12:25

Dorëheqja e tij ndodhi pas vendimeve të marra nga presidenti amerikan, Donald Trump kundër aplikacionit kinez për shpërndarjen e videove, të cilin ai e akuzon për spiunazh në përfitim të Pekinit, shkruan kp, transmeton lajmi.net.

“Me zemër të thyer ju njoftoj që kam vendosur të largohem nga kompania”, shkruan Mayer, në një letër për punonjësit e tij.

Kevin Mayer, dikur në Disney, qëndroi si drejtues i grupit që nga maji maj.

Ai nënvizon në letrën e tij se si “mjedisi politik ka ndryshuar në mënyrë drastike” javët e fundit.

“Sipas mendimit tim, misioni për të cilin jam punësuar, në veçanti për të udhëhequr TikTok në tërësi,  tani do të jetë shumë i ndryshëm për shkak të veprimit të administratës amerikane që shtyn të shesë aktivitetet në SHBA”, tha ai. /Lajmi.net/