Mustafa takon Shoqatën e Gastronomëve

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa priti në takim gjatë ditës së sotme kryetarin e Shoqatës së Gastronomëve, Petrit Kllokoqin dhe përfaqësues të tjerë të shoqatës, për të diskutuar rreth gastronomisë në vendin tonë.

Lajme

26/08/2020 17:26

Siç njofton kumtesa, gjatë takimit, Mustafa dhe Kllokoqi diskutuan për përkrahjen dhe përdorimin e produkteve vendore në një masë dhe sasi të konsiderueshme nga gastronomët e Kosovës.

Në anën tjetër, ministri Mustafa ka falënderuar Kryetarin dhe përfaqësuesit e tjerë për vizitën dhe ka shprehuri gatishmëri të vazhdoj bashkëpunimin edhe më tutje me këtë shoqatë. /Lajmi.net/