TikTok ngrit padi ndaj Administratës Trump
TikTok ka njoftuar se është duke paditur administratën Trump për përpjekjen për ta bërë të ndaluar atë në SHBA dhe insiston se nuk është kërcënim i sigurisë kombëtare pavarësisht se është në pronësi të kompanisë kineze ByteDance
Auto & Tek
Në një njoftim për shtyp të hënën në mëngjes para ngritjes së padisë së saj, kompania tha: “Tani është koha që të veprojmë. Ne nuk e hedhim poshtë padinë ndaj qeverisë Trump, megjithatë ne mendojmë se nuk kemi zgjidhje tjetër përveç të ndërmarrim masa për të mbrojtur të drejtat tona”.
Më 6 gusht, Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv i cili do t’i ndalonte njerëzit në SHBA të bëjnë transaksione me pronarët kinezë. Ai më vonë e zgjati ndalimin në 90 ditë; afati i ri është 12 nëntori.
Microsoft po mendon ta blejë atë, por nuk është arritur ndonjë marrëveshje për një gjë të tillë. /Lajmi.net/