Shikimi i pornografisë në telefon mund t’iu sjellë telashe

Aktualisht besohet se më shumë se 100 aplikacione janë zhvilluar gjithashtu për të vjedhur të dhënat ose paratë tuaja.

Fun

23/08/2020 19:48

Kohëve të fundit kanë filluar të shpërndahen aplikacione pornografie “falas”, të cilat prekin kryesisht pajisjet Android dhe iu vjedh të dhënat personale, shkruajnë mediet britanike, transmeton lajmi.net.

Studiuesi i sigurisë Alex Dubrovsky nga Dell ka parë detektuar një gjë të tillë përmes aplikacioneve pornografike për Android.

“Ne kemi gjetur mbi 100 aplikacione të ndryshme që përmbajnë këtë lloj virusi dhe dyshojmë se autorët që fshihen pas aplikacioneve janë duke u përgatitur për një sulm shumë më të madh”, shtoi Dubrovsky. /Lajmi.net/