Asteroidi që ka gjasa ta godasë Tokën, afrohet një ditë para zgjedhjeve në SHBA
Një asteroid i cili parashikohet t'i afrohet Tokës këtë vit ka 0.41% shansa të godasë planetin, sipas të dhënave të NASA-s.
Fun
Qendra për Studime të Objekteve në Afërsi të Tokës (CNEOS), nga Laboratori i NASA-s, parashikoi se objekti qiellor do të kalojë pranë Tokës një ditë para zgjedhjeve presidenciale të SHBA, respektivisht më 2 nëntor, shkruajnë mediet amerikane, transmeton lajmi.net.
Diametri i tij është 0,002 km, sipas të dhënave të NASA-s.
NASA thotë se mund të godasë në tri vende, por “bazuar në 21 vrojtime që zgjasin 12.968 ditë”, por nuk mendon se mund të dëmtojë rëndë planetin.
Shkencëtarët sugjerojnë se asteroidi, nëse hyn në orbitë, do të ndahej gjatë hyrjes dhe do të krijonte meteor të ndritshëm.
Asteroidi, për shkak të madhësisë së tij të vogël, nuk konsiderohet një “objekt potencialisht i rrezikshëm” nga metrikat e agjencisë hapësinore amerikane. /Lajmi.net/