Një shkencëtarë dëshiron të bëhet cyborg-i i parë në botë
Një shkencëtar është në një mision të bëhet cyborgu i parë në botë në një përpjekje për të luftuar sëmundjen e tij të humbjes së muskujve.
Auto & Tek
Dr Peter Scott-Morgan, 62-vjeçar, dëshiron të përmirësojë trupin e tij me një ekzoskelet të teknologjisë së lartë dhe një kompjuter, transmeton lajmi.net.
Diagnostikuar me sëmundje të neuroneve motorike (MND) në 2017, e njëjta gjendje që vuajti Profesor Stephen Hawking, Peter refuzoi të pranojë fatin e tij dhe nisi një përpjekje për t’u bërë një cyborg me të drejta të plota.
Eksperti i robotikës, me qendër në Torquay, Devon, tashmë ka “rihapur” stomakun e tij për të mos pasur nevojë për një kujdestar për të ngrënë dhe për të shkuar në banjë.
Ai shpreson që udhëtimi i tij të shpëtojë të sëmurët e tjerë nga MND nga “bllokimi”, një proces që i lë të vuajtur personat me një mendje plotësisht funksionale të bllokuar në një trup që nuk mund të lëvizë më. /Lajmi.net/