Mbeti pa ndjenja të dhimbjes pas lindjes së fëmijëve
Nuk ndihen dhimbje edhe kur thyen një kockë apo kur digjet.
Fun
Një nënë tha se pasi lindi djalin e saj ajo ka mbetur pa ndjenja të dhimbjeve, transmeton lajmi.net.
Emily Madeley, 24-vjeçare gjatë lindjes së djalit të saj ajo nuk ndiente dhimbje të mëdha dhe pas saj ajo edhe gjatë lëndimeve të ndryshme trupore nuk ndiente asgjë.
Ajo e lëndonte veten pa e vërejtur fare, edhe kur thyen ndonjë kockë apo merr ndonjë djegie në trup ajo nuk ka ndjenja sa i përket dhimbjes.

Ajo edhe kur lindi fëmijën e dytë nuk kishte fare dhimbje. Duke pasur eksperiencën e fëmijës së parë, priste dhimbje të mëdha por ndodhi e kundërta ajo tha se nuk mund ta dallonte se a është gati të lind fëmija.
Tani ajo duhet të bëjë kontroll për të dalluar nëse diçka nuk është në rregull me trupin e saj sepse nuk ndien dhimbje pavarësisht lëndimeve të mëdha trupore që mund ti marr. /Lajmi.net/