Shpallen fotografitë fituese të shpezëve për vitin 2020

Eventi i përvjetshëm i përzgjedhjes së fotografive më të bukura të shpezëve ka shpallur fituesit për vitin e pestë radhazi.

Fun

17/08/2020 14:53

Pjesa e jurisë tha se shumica e gjithsej 15,000 fotografive që morën pjesë në konkurs janë ‘të një standardi të mahnitshëm, karamele të mjaftueshme për të ushqyer nevojën vizuele’, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Por, sipas rregullave, vetëm një person mund të marrë titullin ‘fotografi i shpendëve të vitit 2020’ dhe këtë vit ishte Majed Ali, falë fotografisë së tij të rrymës impresioniste të një shpendi evropian, të kapur në katër korniza në Vardø, Norvegji.

Fotografia e Majed, me titull Fundi i Ditës, i siguroi fotografit kuvajtian 5,500 euro.

“U emocionova tejmase kur morra lajmin se kisha fituar çmimin prestigjioz për këtë vit”, u shpreh Majed. /Lajmi.net/