Aksident tre milionësh: Aksidentohet një Bugatti Chiron me Porsche 911

Një Porsche 911 Kabriolet dhe një Bugatti Chiron u përfshin në një aksident rrugor.

Fun

17/08/2020 10:30

Të dy veturat u përplasën, teksa më pas goditën edhe një motor e një Mercedes Benz C-Class. Ngjarja ndodhi në Gotthard Pass, në Alpet Zvicerane, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Aksidenti ndodhi kur të dy shoferët e makinave luksoze tentuan të futen në tejkalim në të njëjtën kohë.

Videoja e mëposhtme tregon gjendjen e makinave pas aksidentit. /Lajmi.net/