Trump kërkon ndryshimin e kokës së dushit: ‘Uji s’po rrjedh shpejt nga çezmat’
Autoritetet e SHBA-së propozuan ndryshime në standarde që do të lejojnë presionin e ujit në kokat e dushit të rritet, pasi presidenti Donald Trump vazhdimisht u ankua se nuk i pëlqen mënyra e punës së dusheve tani.
Fun
Ministria e Energjisë ka vendosur të lehtësojë rregulloret, pasi Trump tha në një ngjarje në Shtëpinë e Bardhë se uji nuk po rrjedh po aq shpejt sa nga çezmat.
“Flokët e mia, unë nuk di për ju, por ato duhet të duken përfekte”, ka thënë ai, transmeton lajmi.net.
Shoqatat e konsumatorëve kanë dënuar planet, duke thënë se rregullat e tanishme kursejnë konsumatorët para pasi kursen ujë dhe karburant.
Ky propozim do të lejonte që dushet, të cilat do të kërkonin rreth 9.4 litra ujë në minutë, të ktheheshin në standardin e vitit 1992 në kohën kur George H.W. Bush ishte president. /Lajmi.net/