Fotografi kap betejën mes buklës dhe çafkës
Beteja epike zgjati dy minuta, ndërsa bukla sillej në sqepin e çafkës duke u munduar të shpëtonte.
Fun
Një betejë e cila zgjati dy minuta mes buklës dhe çafkës u kap nga një fotograf që fotografon jetën e egër, transmeton lajmi.net.
Mark Strachan, 51-vjeçar, ishte në gatishmëri për të kapur çdo moment të luftës dhe ishte i kënaqur kur pa që bukla përfundimisht shpëtoi.

“Unë isha në një moment të fortë sepse zgjati dy minuta dhe nuk e di nëse keni dëgjuar ndonjëherë një ulërimë të një bukle, por ajo qante dhe bërtiste si një fëmijë dhe tingulli ishte aq i fuqishëm”, tha fotografi.
Bukla vazhdonte të përdridhej dhe të kthehej në pozicione të ndryshme duke u përpjekur të kafshonte sqepin e çafkës. /Lajmi.net/
