Apple ka hequr lojën Fortnite nga App Store
Fortnite filloi t'u ofrojë lojtarëve zbritje nëse ata bëjnë blerje brenda aplikacionit përmes pagesa direkte, sesa përmes App Store, duke lejuar zhvilluesin të anashkalojë tarifën e komisionit të Apple për transaksione.
Auto & Tek
Siç përshkruhet në termat e Dyqanit të Aplikacioneve, Apple u ngarkon zhvilluesve 15 deri në 30% për blerje ose shkarkime brenda aplikacionit, transmeton lajmi.net.
Në një deklaratë, Apple tha se kishte hequr aplikacionin Epic Games për “shkelje të udhëzimeve të App Store që aplikohen në mënyrë të barabartë për çdo zhvillues dhe të dizajnuar për ta mbajtur dyqanin të sigurt për përdoruesit tanë”.
Sipas Apple, Epic Games implementoi tiparin e ri, “i cili nuk u rishikua ose aprovua nga Apple”, me “qëllimin e qartë për të shkelur udhëzimet e App Store në lidhje me pagesa brenda aplikacioneve që vlejnë për çdo zhvillues që shet mallra ose shërbime digjitale”.
Kompania e teknologjisë gjithashtu tha se do të “bënte çdo përpjekje për të punuar me Epic” për të zgjidhur çështjen, por që nuk do t’i lejonte zhvilluesit të lojës “një rregullim të veçantë”.
Në gazetat ligjore, Epic akuzon Apple për “përpjekje për të kontrolluar tregjet, bllokimin e konkurrencës dhe inovacionin e mbytur”. /Lajmi.net/