Aktorja amerikane thotë se po humb flokët pas infektimit me COVID-19
Alyssa Milano zbuloi në Twitter të dielën se po vuan nga rënia e flokëve pasi u infektuar me koronavirus.
ShowBiz
Aktorja e njohur amerikane, Alyssa Milano ka treguar se ka fituar betejën me COVID-19. Mirëpo, ajo është shumë e shqetësuar, pasi po i bien flokët. Milano ka postuar një video në rrjetet sociale, ku tregon rënien e flokëve.
“Mendova të tregoja se çfarë iu bën COVID-19 flokëve tuaj. Merreni seriozisht“, shprehet ajo teksa publikon edhe videon.
Ndërkohë, aktorja iu bën thirrje qytetarëve që të përdorin maska dhe të ruajnë distancën fizike.
https://www.instagram.com/p/CDroDxYAdzx/