ZYRTARE: Labinot Ibrahimi mbetet në Superligë, rikthehet në vendlindje
Pas largimit nga Prishtina, Labinot Ibrahimi është bërë me skuadër të re.
Sport
Mbrojtësi i djathtë me përvojë është zyrtarizuar te KF Arbëria nga Lipjani, e cila sivjet për herë të parë është inkuadruar në Superligën e Kosovës.
Kësisoj, Ibrahimi rikthehet në vendlindje pas një kohe të gjatë.
Njoftimi i plotë i klubit:
KF Arbëria ka arritur marrëveshjen e radhës me Lipjanasin Labinot Ibrahimi (Micki).
Ibrahimi një lojtar profesional, me prevojë të jashtëzakonshme, përfaqësonte skuadra të shumta si: Ulpiana, Arbëria , Partizani dhe së fundi fituesin e Kupës së Kosovës FC Prishtina.
Ibrahimi do ta bart ndresen kuq e zi te KF Arbëria dhe do ta ndihmojë skuadren në repartin defanziv!
Presidenti i klubit së bashku me Kryesinë e KF Arbëria i dëshirojnë shëndet dhe suksese duke u shprehur optimist se së bashku do ti dhurojnë më të miren klubit. /Lajmi.net/